HOLANDA JASHTË EUROPIANIT! De Ligt i lë në baltë, kishte të drejtë Van Basten (VIDEO)

0
97

Kishte pritshmëri dhe shpresa të mëdha por Holanda i ka thënë lamtumirë Euro 2020 që në fazën me eliminim direkt sapo doli nga grupet…

Çekia duhet të ishte një kundërshtar i kalueshëm në letër dhe më pas rrugëtimi do të kishte Danimarkën në çerekfinale dhe ndaj gjysmëfinalja mund të arrihej, por futbolli nuk ka matematikë…

Ndodh kështu që pas një pjese të parë të mirë por jo efikase, 10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, De Ligt bën budallikun e madh: në tenativë për të ndaluar Schick, rrëshqet dhe e ndalon topin me dorë. Siç duket, fjala e Van Basten që e kishte kritikuar mbrojtesin doli vertet… (“Ai nuk ka mesuar asgjë ne Itali mbi menyren se si te mbroje”)

Arbitri akordon faull dhe të verdhë,por kur e sheh në VAR, e kthen të kuq ngjyrën e kartonit.

Nga ai moment, Holanda nuk është më në fushë por vetëm Çekia, që gjen protagonistin e papritur, Holes. Fillimisht shënon me kokë në shtyllën e dytë dhe më pas jep asistin për golin që vulos sfidën nga Patrick Schick që shkon 4 gola.

Në çerekfinale, përballja Danimarkë-Çeki.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here