Mjafton të ketë faturë, të paguhet taksa,Blendi Klosi thirrje pushuesve: Mos shkoni në resorte, se nuk jeni Messi apo Ronaldo!

0
114

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24 tha se nuk ka rëndësi sa e madhe është fatura, mjafton që bizneset e japin kuponin dhe paguajnë taksën ndaj shtetit. Sipas tij, këto fenomene ndodhin dhe në botë duke e krahasuar me restorantet ku shkojnë futbollistët e njohur Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Gjithashtu ai thotë se qytetarët duhet të zgjedhin lokalet apo restorantet sipas buxhetit që ata kanë.

Ajo që është e rëndësishme është që të ketë faturë. Më vjen mirë që turistët e fotografojnë dhe e publikojnë faturën sado e madhe të jetë. Nga ajo faturë, taksa shkon në buxhetin e shtetit. Nuk është shqetësim një lokal që është i shtrenjtë. A ka ofertë? Mendoj se ka ofertë në vendin tonë. Gjithsecili zgjedh ofertën që kërkon. Sado që them unë, kjo ndodh dhe në botë. I kemi parë faturat, shkoi Ronaldo këtu dhe Mesi atje e harxhuan kaq lek. Është pjesë e PR që bëjnë lokalet”, thotë Klosi.

“Ka një grup shoqëror që zgjedhin më të shtrenjtët. Kërkesa ime për pushuesit është që të gënjehen nga ato që shohin në portale. Në një bregdet kemi 6-7 lokale, mos zgjidhni lokalin më të shtrenjtë. Ne nuk duhet të luftojmë që të jemi një treg i lirë. Me çfarë do ngrihet industria nëse është i lirë. Mjafton të ketë faturë, të paguhet taksa”, tha Klosi.

Ministri i Turizmit gjithashtu ka komentuar mbi ngjarjen ku pronarja e hotelit në Himarë i bllokoi rrugën pushuesve apo dhe ngjarjen e dy viteve më parë me Mihalin. Sipas Klosit, këto ngjarje e ulin cilësinë e turizmit në Shqipëri. Ai thotë se të huajt të cilët zgjedhin vendin tonë për pushime, kërkojnë në internet mbi hotele të ndryshme dhe lexojnë mbi këto ngjarje, ndaj detyrohen të ndërrojnë destinacion.

“2019 megjithëse ishte një sezon turistik i jashtëzakonshëm, do mbahet mend vetëm për ngjarjen e Mihalit. Pushuesi spanjoll u përball me një moment dhe ngjarje të rëndë që mbahet mend. Turizmi është një biznes që ngrihet përmes detajeve. Nuk mjafton të jetë i bukur bregdeti shqiptare apo alpet shqiptare, nëse nuk kemi cilësi shërbimi, siguri, pastërti, zhurmat trajtimi i plehrave, këto e bëjnë më të mirë.

Kemi pasur komunikime me operatorët turistikë të huaj, dihet që çdo gjë shkruhet në internet. Të gjithë turistët ndërkombëtar lexojnë komentet në internet. Nëse dikush bën shumë komente në hotelin tënd, atëherë të bie biznesi. Kompanitë serioze në Shqipëri kanë në survejim të gjithë pushuesit, e gjitha bëhet online. Çdo pushues bëjnë vlerësimet online. Nëse thonë se pushuesit bëjnë një koment negativ për një hotel apo restorant, atëherë kompania e ridrejton në një vend tjetër, restorant ose hotel tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here