Konflikti i mori jetën në ditën e parë të punës/ Kamerierët në Shkodër bëhen bashkë për të ndihmuar familjen Zeneli, dhurojnë të ardhura nga puna

0
145

Musaen Zeneli, 20 vjeçari viktimë e pafajshme e vrasjeve në Velipojë, është përcjelle për në banesën e fundit. Ai ishte në ditën e parë të punës duke tentuar të sigurojë disa të ardhura më shumë për familjen e tij në veshtiresi të mëdha ekonomike.

Me fatkeqësinë e familjes është sensibilizuar edhe Rehyl Toska, kamarier në Shkodër. Ai ka ndërmarrë një iniciativë që të ardhurat nga puna e përditshme ti dhurojnë për familjen Zeneli.

Rehyl Toska: Pati ëndrra shumë të mëdha, iu ndërpre ëndrra në mes. Ashtu siç e kemi vazhduar të gjithë që të çojmë bakshish familjes, mora iniciativën sado pak që t’i jap ndihmesë familjes. Kanë kontribuar 1 mijë lekë, 5 mijë lekë, 10 mijë lekë.

Ka pasur dhe prej atyre që kanë kontribuar më tepër, por e kanë pritur shumë mirë. Bakshishi që i ka munguar djalit që iku nga kjo jetë, ne do ta vazhdojmë për 2-3 ditë, do të kontribuojmë.

Nismën e përkrahin edhe kolegët e tjerë.
Kamarierët: “Ishte pjesë e jona si koleg pune, jemi të gjithë prej një vendi.”
“E kemi nisur dhe ne që prej të rinj këtë zanat, vendosa që ta ndihmoj edhe unë. E kemi ndihmuar i gjithë stafi ku punoj unë.”

Vetëm në pak orë, mbi 35 kamarierë, banakierë dhe menaxhere të bar restoranteve të Shkodrës janë bashkuar për të ndihmuar familjen Zeneli me të ardhurat nga puna e tyre.

Top Channel

Musaen Zeneli, 20 vjeçari viktimë e pafajshme e vrasjeve  në Velipojë, është përcjelle për në banesën e fundit. Ai ishte në ditën e parë të punës duke tentuar të  sigurojë disa të ardhura më shumë për familjen e tij në veshtiresi të mëdha  ekonomike.  

Me fatkeqësinë e familjes është sensibilizuar edhe Rehyl Toska, kamarier në Shkodër. Ai ka ndërmarrë një iniciativë që të ardhurat nga puna e përditshme ti dhurojnë për familjen Zeneli.

Rehyl Toska: Pati ëndrra shumë të mëdha, iu ndërpre ëndrra në mes. Ashtu siç e kemi vazhduar të gjithë që të çojmë bakshish familjes, mora iniciativën sado pak që t’i jap ndihmesë familjes. Kanë kontribuar 1 mijë lekë, 5 mijë lekë, 10 mijë lekë. Ka pasur dhe prej atyre që kanë kontribuar më tepër, por e kanë pritur shumë mirë. Bakshishi që i ka munguar djalit që iku nga kjo jetë, ne do ta vazhdojmë për 2-3 ditë, do të kontribuojmë.

Nismën e përkrahin edhe kolegët e tjerë.

Kamarierët: “Ishte pjesë e jona si koleg pune, jemi të gjithë prej një vendi.”

“E kemi nisur dhe ne që prej të rinj këtë zanat, vendosa që ta ndihmoj edhe unë. E kemi ndihmuar i gjithë stafi ku punoj unë.”

Vetëm në pak orë, mbi 35 kamarierë, banakierë dhe menaxhere të bar restoranteve të Shkodrës janë bashkuar për të ndihmuar familjen Zeneli me të ardhurat nga puna e tyre.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here