Mes lotëve: Dashuria ime, me fat që e kam! Kush fshihej pas 2 surprizave për Hygerta Sakon?

0
150

Moderatorja e sportit Hygerta Sako emocionohet dhe përlotet live nga dy mesazhe zemre, suprizë në programin ‘Abc e Pasdites’. Videomesazhi i parë suprizë në pasditen me Ermal Peçi, ishte nga mikesha e saj e ngushtë Klodi, e cila pohonte në mesazhin e saj lidhjen e ngushtë që kishte me Hygertën. Ajo në fund e mbyll me një këshillë që Hygerta të vazhdojë të buzëqeshë.

Por lotët nuk do të ishin vetëm për mikeshën e saj, por edhe për vajzën. Fjalët e ndjera të Anës, si rrallë në ekran, bënë që Hygerta të përlotej për të dytën herë dhe të thoshtë: “ Dashuria ime. Jam me fat që e kam, realisht është gëzim, thesar… pa të jeta vërtet s’ka kuptim”.

Mësuam se udhëtojnë shpesh bashkë edhe pse ‘debatojnë’ për shijet e ndryshme muzikore.

“Ne nuk dëgjojmë fare bashkë se kemi shije komplet të ndryshme. Ajo është Lana del Reyi, ka shije muzikore shumë të mirë, ndërsa unë i dua pak më ritmike këngët. Kështu që nuk afrohemi fare, në makinë e bëjmë një po, një jo”.

Por a është ajo në nënë posesive? Ja ç’i tha Ermalit:

“Nuk jam posesive, jam meraklie. Dua ta kem nën kontroll sepse edhe jeta është e çuditshme nganjëherë dhe mundohen që të jem pranë saj”.

Ndër të tjera ajo tregoi se vajza nuk e ndjek në daljet e saj televizive, teksa shton se ka qenë një sfidë me vete rritja e saj, ndonëse babai nuk i ka munguar./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here