Ministri i Brendshëm Çuçi: 2021-shi viti më i mirë! Në 2016-ën 130 të vdekur në aksidente, këtë vit 102

0
24

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në deklaratën për mediat ka theksuar se viti 2021 është më pozitivi sa i përket aksidenteve të ndodhura në vend.

Ai publikoi statistikat duke nisur nga 2016 deri në vitin 2021, duke theksuar se para 5 vitesh në 6 mujorin e parë ndodhën 928 aksidente, kurse në këtë vit 667.

“Me përjashtimin e 2020-ës që kemi qenë 3 muaj në locked down, në 2021-shin nga të vrarë, në të plagosur lehtë 2021-shi është muaji më i mirë nga 2015-ta. 928 aksidente në 2016-ën në 6 mujorin e parë, 667 në 6 mujorin e parë të 2021-shit. 130 të vdekur në 2016 në aksidente, në 2021-shin 102. Këto janë statistikat, edhe nga pikëpamja statistikore 2021-shi ka qenë një vit i mirë. Pavarësisht ngacmimit emocional për shkak të humbjes së jetës duhet të tregohemi të ftohtë sa i përket statistikave”, tha ministri.
Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here