Rama: Beteja me Lelin do vazhdojë, ta harrojë se do të shkëputem nga Vlora

0
45

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS në Vlorë, kryeministri Edi Rama është shprehur se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Burime për A2 tregojnë se Rama ka paralajmëruar që beteja me të do të vazhdojë, pasi sipas tij, për Dritan Lelin nuk ka më vend.

“Durrësi ka nevojë për mua, por ta harroj çdokush që do të shkëputem nga Vlora. Vlora ka punë të pambaruara dhe të pafilluara. Për Lelin, do të vazhdojmë betejën. Për të nuk ka vend, ai vendosi të mos jetë te beteja e radhës, asgjë s’duhet të jetë personale mes këshilltarëve dhe tij. Ky është vendim politik. Duhet që këshilltarët të bëjnë detyrën, të bëjnë kontrolle në komisione sikur të ishte një kryetar partie çfarëdo. Do të duhej të kishte dhënë dorëheqjen, nuk pranon në këtë formë, në do vijojmë betejën. Ai zgjodhi vetë rrugën e tij”.

Kreu i qeverisë paralajmëroi rrotacion edhe në radhët e drejtorëve aktualë.

“Sistemi i emërimeve të drejtorëve nga deputetët, ta harroni. Duhet të mblidhet PS që të vendosë. Ka shumë drejtues arrogantë. Do të ketë rrotacion”.

Ndërkohë në prononcimin për mediat pas mbledhjes së strukrurave të PS, kreu i qeverisë tha se me Vlorën nuk e ndan mandati i deputetit, por do të vijojë siç ka qenë.E rëndësishme sipas tij është që të vijohet puna në Vlorë dhe gjithë qarkun si dhe Shqipërinë.

“Një takim i detyruar se rezultat i një beteje të mbaruar në qarkun e Vlorës ku arritëm objektivin por edhe për t’u thënë që vërtet kam zgjedhur të jem deputet i Durrësit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë si deputet, por do të vazhdoj të jem në Vlorë siç kam qenë pa asnjë dyshim, madje edhe më shumë se me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit dhe nuk më ndan ndarja e mandatit të deputetit. E rëndësishme është që vijojmë punën në Vlorë dhe gjithë qarkun si dhe Shqipërinë. Kemi sfida që lidhen me projekte të mëdha që lidhen me administrimin e rrugëve dhe në tërësi për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe që janë të lidhura me industrinë e turizmit. Kemi folur për këto”./opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here