Sa tolerantë janë shqiptarët? Bes Kallaku: Çmimi i naftës rritet por xhiro bëjmë për qejf

0
43

Sa tolerantë janë shqiptarët? Kjo ishte tema në të cilën u ndal Bes Kallaku mbrëmjen e sotme tek spektakli i humorit “Kosherja”. Besi thotë se shqiptarët nuk janë tolerantë kur bëhet fjalë për rregulla apo orare por siç thotë aktori, ajo që është për t’u vlerësuar është fakti se mes nesh ka harmoni fetare.

“Ne nuk i hapim rrugë askujt, vetëm një shprehje kemi ne: themi hapi rrugë budallait. Ne jemi jotolerant kur jemi duke ecur me makinë në autostradë dhe po u fut dikush në parakalim. Ne shqiptarët shkojmë në lokal, shohim 50 tavolina bosh dhe një e rezervuar aty e kemi për borxh me u ulur. Ne jemi të vetmit që nuk e mbajmë radhën vertikalisht siç e mban bota, por jemi i vetmi popull që mban horizontalisht.

Ne nuk tolerojmë që shoku ose miku të ketë një punë më të mirë, ne nuk tolerojmë dot rregullat, oraret, bashkëjetesën. Ne nuk tolerojmë dot kur na vjen vjehrra në shpi, se fatura e dritave pavarësisht se na vjen afrofe, por kur vjen vjehrra, dhe ne gjatë gjithë muajit kemi i paguar 200 mijë drita dhe e le ndezur dritën e banjos, ajo nona jote 400 mijë lekë na e ka sjellë faturën këtë muaj. Ne nuk e tolerojmë dot tjetrin të futet në kryqëzim para nesh, nëse nuk e ka makinën më të mirë se sa e jona.

Je me Range ti, kalo, po ti që je me Golf 2 prit se do të futem vetë i pari. Ne jemi të gatshëm të tolerojmë dashnoren por jo gruan. Pavarësisht se çmimi i naftës ka shkuar 1.800 lekë, e mbushim makinën dhe bëjmë xhiro nga bulevardi për qejf. Ne mezi pritëm dy vjet që të formohej Gjykata Kushtetuese, se sa vjen që u formuam vendimin ta japë Komisioni i Venecias. Kemi nga të gjithë jo tolerancë por kemi një tolerancë që na e ka zili e gjithë bota, jemi i vetmi vend që kemi harmoninë fetare si askush vend tjetër në botë. Dhe kjo është meritë e çdo shqiptari.”, tha Besi. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here