‘Lëri një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?’, Rama i bën ”propozim’ live avokates

0
79

Kryeministri Edi Rama vijon shfaqjen në rrjetet e tij sociale të bisedave me të rinj që janë të diplomuar dhe në karrierë jashtë vendit, dhe që synojnë të japin kontributin e tyre në Shqipëri.

Një prej tyre ishte dhe avokatja Blerina Xheraj, e specializuar për çështjet e arbitrazhit, e cila ka arritur që të marrë menjëherë vëmendjen e kryeministrit.

Pasi mbaroi prezantimin e saj, Rama kërkoi menjëherë takim me të, ndërsa paraprakisht e pyeti nëse kishte mundësi kohore.

“Lëri një takim me mua Blerinës, ke kohë sot?”, pyeti Rama, ndërkohë që Xheraj iu përgjigj pozitivisht ftesës. Gjatë prezantimit të saj ajo tha se kishte interes të ndryshonte dhe të jepte kontributin e saj në fushën e legjislacionit, pranë Avokaturës së Shtetit.

Xheraj tha gjatë prezantimit se specializimi i saj ishte arbitrazhi sa i takon çështjeve detare, ndërsa shtoi se në disa raste ka përfaqësuar dhe Kosovën në çështjet gjyqësore.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here