“Euro2020” / Shevchenko: “Çfarë krenarie! Shpresoj që në Romë, të bëjnë tifo për ne”

0
72

“Unë jam shumë krenar për djemtë e mi që dhanë gjithçka, – deklaroi Shevchenko pas suksesit të Ukrainës së tij në Glasgou kundër Suedisë në “Euro2020”. –

Ne kishim një plan për këtë ndeshje dhe djemtë e aplikuan atë shumë mirë për këtë rezultat. Këtë sukses ia kushtoj popullit ukrainas, sepse e ndiejmë gjithë entuziazmin, kemi luajtur me zemër për ta”.

Tani, skuadra e Andrij Shevchenkos do të përballet për çerekfinalet me Anglinë në Romë: “Shpresoj që në Itali të ketë një mbështetje të madhe për ne, sepse na duhet. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër një ekipi të fortë”.

Sheva ka arritur rezultate të shkëlqyera si lojtar dhe tani si trajner me Ukrainën: “Ato janë emocione të ndryshme, por ia vlen t’i përjetosh,”- është shprehur ai.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here