Gazetarja turke ironizon qeverinë shqiptare për dronët: Pse nuk u shesim dhe raketa?

0
88

Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të blerë dronë nga Turqia.

Përmes postimeve në Twitter, gazetarja ngre pyetjen ironike se: Kundër kujt do t’i përdorin dronët shqiptarët?!  Gjithashtu gazetarja vijon ironinë edhe në një postim tjetër, ku ngre pyetjen retorike se “Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?”

Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve që preferojnë dronët luftarakë prodhim turk. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar një buxhet shtesë prej 8 milionë e 200 mijë eurosh për furnizimin e vendit me mjete ajrore luftarake pa pilot të prodhuara nga Turqia.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here