‘Makina e memories’ / Ja si duket sot vajza e famshme në videoklipin e këngës së Ardit Gjebreas

0
61

Kënga e famshme ‘Makina e memories’ e Ardit Gjebreas, e cila dëgjohet akoma dhe sot tërhoqi vëmendje edhe me vajzën bjonde në klipin e saj.

Fatjona Lubonja së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku përpos jetës së saj , ka treguar dhe momente nga xhirimet e videoklipit.

“Xhirimet kanë zgjatur rreth 1 muaj. Petri Bozo kishte një metodë pune, xhironte ndërkohë që ti nuk e dije. Pra, ne futeshim në det, laheshim, xhirimet vazhdonin, ndaj edhe jam pa tualet”,- tregoi Fatjona.

Sa i përket jetës së saj Fatjona jeton që prej 1995-ës në Amerikë me bashkëshortin e saj sportist dhe fizioterapist, kurse vetë është mjeke neurologe dhe studiuese.

(f.i/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here