Blendi Klosi poston foton e gjirit të vogël të mbushur me shezlonge, revoltohen komentuesit

0
121

Duket se asnjë pëllëmbë rëre nuk ka mbetur e lirë për ata pushues që nuk dëshirojnë paguajnë për shezlonge.

Edhe ky gji i vogël dhe tepër piktoresk në bregdetin e Jalës, nuk i ka shpëtuar dot parcelizimit.

Në fakt, është ministri i Turizmit Blendi Klosi që krenohet me këtë bukuri, duke postuar fotografinë në Facebook. Por komentuesit duket se s’ndajnë të njëjtin mendim.

Ata kërkojnë që plazhet të jenë të lira.

“Lërojini plazhet asnjë shazllonet! Të lira me një peshqir plazhi të gjithë jemi të lumtur”, shkruan dikush.

Një tjetër e ironizon duke thënë: “Ky eshte rehat se lun njeri”.

Ka dhe nga ata që janë më të ashpër në reagimin e tyre: “Idiot krenohesh me shazllonet. Ti je me I korruptuari aty, bej ndonje pazar tjeter te nxjerresh lek. Si nuk ke turp. Dil jasht te shohesh si jan plazhet o te pangopur me lek. Mjer ky popull budall ne cdor ka ren”, shkruan komentuesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here