Kujtoi se kishte takuar Jurgen Klopp-in mes tifozëve, gazetari bën gafën epike në transmetim: Po festonte i dehur me…

0
46

Festa e madhe organizuar në rrugët e Londrës dhe përpara stadiumit në Wembley përgjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Gjermanisë. Personazhi që ka tërhequr vëmendjen ishte kopja identike e Jurgen Klop. Njeriu që nuk është zbuluar ende me identitet ishte i veshur me një bluzë dhe një kapelë me logon e Liverpulit, mbante syze dhe kishte të njëjtën buzëqeshje identike me trajnerin gjerman.

Sigurisht që nuk mund të mjaftonte më tepër që tifozët të nisnin të bënin foto me të duke menduar se ishte trajneri i Liverpulit. Por nëse gabimi i tyre mund të kuptohet, kopjen nuk e ka kuptuar as një gazetar që po raportonte nga festa e tifozëve. Ky i fundit ka bërë një raportim epik, duke u shprehur live se kishte takuar Klopp-in i cili ishte në mes të fansave të Anglisë duke festuar. Një shaka që është bërë virale, por e justifikueshme për gazetarin pasi Klopp me tifozin janë identik.

“Natën e kaluar erdha para stadiumit dhe takova Jurgen Klopin. Ne e dimë se ai është gjerman dhe tregoi se është trajner i shkëlqyer se bisedoi me shumë tifozë të Anglisë, festoi fitoren e Anglisë dhe ishte në supet e njëri prej tifozëve anglez”, tha gazetari.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here