Vendimi i “Kushtetueses” për teatrin, Veliaj: Boll humbëm kohë me histeri

0
58

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.

Veliaj shkruan në një postim në “Twitter” se Kushtetuese la në fuqi vendimin për prishjen e teatrit, ndërsa shton se tani duhet të vijoj puna për ndërtimin  e teatrit më të madh në Ballkan.

“Tani te ecim perpara e te ndertojme shtepine me te madhe e moderne te Teatrit ne Ballkan, boll humbem kohe me histeri, si me cdo projekt te madh! Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Veliaj.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën tjetër të Presidentit Ilir Meta për rrëzimin e vendimit për shembjen e teatrit, pasi godina ndërkohë është shembur.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Ligji është miratuar në 5 korrik 2018. U kthye për rishqyrtim nga Presidenti në 27 korrik 2018, por u miratua sërish pa ndryshime nga Kuvendi.

Sipas njoftimit paraprak të Kushtetueses, ky ligj cenon lirinë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës, në kuadër të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare, duke shkelur nenet 3, 11 dhe 17 të Kushtetues./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here