FOTO/ Koleksioni i mjeteve historike RETRO në Pogradec tërheq vëmendjen e pushuesve

0
52

Mjetet e koleksionit historik shqiptar retro u ekspozuan sot në shëtitoren e Pogradecit dhe buzë liqenit.

Pas paradës në disa qytete të Shqipërisë por edhe Kosovës, karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar zhvilloi sot paradën e radhës në qytetin turistik liqenor, ku zgjoi kuriozitetin e banorëve dhe vizitorëve.

Vizita nisi me tinguj të bukur muzike Jazz & Swing, që prej paradites së sotme dhe do vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes.

Ndërsa të dielën, përgjatë qytetit në brigjet e Ohrit, do të vazhdojë parada e mjeteve drejt Parkut Kombëtar të Drilonit.

Parada të tilla retro përveç shpalosjes së vlerave të koleksionit, krijojnë edhe atmosferë festive aty ku zhvillohen, duke u shndërruar në festa përgjatë sezonit turistik.

Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitetet e këtij lloji janë një manifestim i së bukurës mbi katër rrota.

Tashmë DPSHTRR, ka krijuar edhe Qendrën Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura. /k.s/j.p/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here