“Mbylle gojën! Fajin e ka Pogba”, PLAS mes futbollistëve të Francës, publikohen mesazhet në WhatsApp

0
102

Franca është eliminuar nga Zvicra në Europian, por nëse kjo disfatë mund të dukej e çuditshme më herët, tanimë merr gjithë shpjegimin. Konfliktet e shumta mes lojtarëve shpërthyen me zënkën e familjarëve të tyre.
Jo vetëm eleminimi nga kampionati Europian te Franca kanë shpërthyer edhe debatet e brendshme.

Madje drejtuesit e Federatës Franceze të futbollit po mendojnë edhe largimin e Didier Deschamp nga stoli i skuadrës dhe vendin e tij ta marrë Zinedine Zidane.

Eleminimi ndaj Zvicrës ka sjellë edhe përplasje të forta mes lojtarve të skuadrës, diçka që ka prishur edhe më shumë atmosferën rreth ekipit. Por fillimisht ka nisur debati mes familjarve e më pas mes lojtarëve. Portali spanjoll “Debate” ka sjellur përplasjen e plotë të lojtarëve në “WhatsApp”.

Pogba: “Ke ndonjë problem shoku? Nëse ke, ma thuaj. E kuptove?”

Rabiot: “Duhet të mbrojmë veten. Nëse nuk e mbrojmë veten, shkojmë në dreq. Nëse ti nuk do, atëherë lëre futbollin dhe shko luaj ndonjë sport tjetër”.

Pogba: “Çfarë dreqin po thua këtu para të gjithëve? Çfarë do të thuash?”.

Rabiot: “Atë që të thashë, mbylle gojën”.
Ndërkohë është zbuluar edhe biseda e shkëmbyer mes Varane dhe Pavard, një tjetër dyshe që ka pasur probleme në fushën e lojës me pakënaqësi për nivelin e treguar.

Varane: “Pavard, kujdes. Nuk po pozicionohesh mirë kur vjen topi në thellësi të zonës tonë”.

Pavard: “Po e ka fajin edhe Pogba”.

Varane: “Pse?”.

Pavard: “Pogba nuk na ndihmon fare, na la vetëm në këtë m..”.

Varane: “Do flasim edhe me Pogba”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here