Iu anulua papritur koncerti në Durrës, reperja shqiptare “shpërthen” në rrjete sociale

0
81

Pas një periudhe të gjatë dhe me përmirësimin e situatës nga Covid-19, artistët i janë kthyer eventeve dhe koncerteve. Tayna do të performonte mbrëmjen e djeshme në një nga klubet e Durrësit mirëpo koncerti është anuluar. Ky vendim e ka revoltuar reperen, e cila nuk ka kursyer ironinë në rrjete sociale.

“Anulohet koncerti sepse corona po t’kapke prej orës 10 të mbrëmjes dhe prej muzikës. Studim i ri shkencor ky…Kërkoj falje të gjithë atyre që kanë rezervuar. Shihemi herën tjetër! Ju dua”, ka shkruar artistja.

Kujtojmë që Tayna po shijon suksesin e dy këngëve më të fundit, dueteve me Azet dhe L’Algerino. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here