Nga pelikani kaçurrel te speciet në zhdukje, 15 fotografë fiksojnë jetën e egër në liqenin e Shkodrës

0
78

Nga Simon Shkreli

15 fotografë nga shtete të ndryshme të Europës iu bashkuan qendrës “Wild Europe” për të fotografuar në liqenin e Shkodrës specie të veçanta të asaj që quhet jeta e egër. Fotografimi nisi që në orët e mëngjesit përgjatë malit të Taraboshit të shpendëve të ndryshëm.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe një prej organizatorëve Ilir Hebovija vlerësuan këtë aktivitet i cili ka për qëllim krijimin e një fondi unik që deri tani ka munguar të jetës së egër në Shqipëri përmes fotografive.

Hebovija u shpreh se dëmtimi i liqenit të Shkodrës për vite me radhë dhe mungesa e kujdesjes nga institucionet është shqetësuese ndërsa shumë specie janë drejt zhdukjes.

Jetmir Troshani është një tjetër organizator i sjelljes së 15 fotografëve nga Europa i cili thotë se nga 283 specie në liqenin e Shkodrës 120 prej tyre janë të fotografuara dhe e veçantë për Shqipërinë është folizimi i Shqiponjës së Detit në këtë liqen.

Disa prej fotografëve që kanë ardhur në këtë aktivitet që organizohet për të dytin vit tregojnë eksperiencën e tyre dhe veçojnë fotografimin e Pelikanit Kaçurrel në liqenin e Shkodrës por edhe udhëtimin deri tek vendi i quajtur tek zambakët.

Krahas punës shkencore të bërë nga studiues vendas dhe të huaj fotografimi cilësor i jetës së egër në liqenin e Shkodrës dhe kudo tjetër i shërben edhe teksteve shkollore të të gjitha niveleve të arsimit pasi Shqipëria është ende mbrapa në këtë aspekt sepse nuk ka arkiva publike që mund të aksesohen nga të gjithë dhe institucionet./ Abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here