Papa Françesku probleme me shëndetin, shtrohet në spital për një ndërhyrje kirurgjikale

0
49

Papa Francesco është shtruar në spital pasditen e sotme, rreth orës 15:00 për t’ju nënshtruar një operacioni. Sipas një deklarate zyrtare nga selia e Shenjtë, ndërhyrja e Papës ishte e planifikuar dhe ka të bëjë me një “stenozë divertikulare simptomatike” të zorrës së trashë.

Operacioni do të kryhet nga profesori Sergio Alfieri dhe pritet që në fund të ketë një deklaratë zyrtare për mediat lidhur me gjendjen e Atit të Shenjtë. Gjatë qëndrimit në spitalin “Gemelli”, Papa Francesco do të qëndrojë në kalin e dhjetë, në të njëjtat ambiente që janë strehuar dhe paraardhësit e tij në detyrë.

Me vete, Papa ka marrë vetëm shoferin e tij dhe një bashkëpunëtor të ngushtë, duke mos tërhequr fare vëmendje. Madje për mbërritjen e tij në spital nuk kishte dijeni as një pjesë e madhe e stafit.

(k.m/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here