Southgate: Përrallore për Anglinë! Ju tregoj çelësin e suksesit tonë

0
58

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, pas triumfit me Ukrainën është shfaqur i lumtur për rezultatin edhe ecurinë e kombëtares së “Tre Luanëve”, ndërkohë që tregon se halli i tij më i madh është lënia jashtë e lojtarëve.

“Lojtarët kanë qenë fantastikë. Të luash mirë në një ndeshje me kaq shumë ndalesa ishte impresionuese. Është një ndeshje e çuditshme. Mendoj se djemtë që futen në fushë si zëvendësues e bëjnë këtë ekip të suksesshëm. Shpirti i grupit është fenomenal.

Kushdo që hyn bën punën, por edhe ata që nuk futen. Është e vështirë të lësh tre vetë jashtë liste para ndeshjes. Mentaliteti i skuadrës është fantastik. Kjo është më e rëndësishme në mendjen time.

Po shpenzoj më shumë energji për të vendosur për tre lojtarët që mbeten jashtë, pasi të gjithë janë lojtarë të mirë. Asnjë prej tyre nuk e meriton të lihet në tribunë. Të gjithë po japin diçka në stërvitje. Asnjë prej tyre nuk lihet jashtë sepse nuk është në nivel, por vetëm sepse duhet të marrim një vendim. Të gjithë lojtarët kanë qenë të shkëlqyeshëm.

Është përrallore. Kemi arritur një tjetër gjysmëfinale. Duam të shkojmë dy hapa më tej. E di se çfarë do të ndodhë në shtëpi. Është e mrekullueshme t’i shohësh të gjithë një natë të shtune, me birra në duar.

Ata duhet ta shijojnë këtë. Ka qenë një vit i gjatë për të gjithë. Mendoj se këto ndeshje u kanë dhënë shumë lumturi njerëzve. Është përrallore për vendin tonë, një gjysmëfinale në Wembley. Të gjithë mezi e presin këtë, është brilante”, tha Southgate për BBC One. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here