Aleanca kërkon në SPAK arrestimin e tj, Veliaj: Njerëz kot, janë hajvanë

0
69

Nga Budapesti ku ndodhet për një vizitë zyrtare Eron Veliaj ka folur për Report TV.  Veliaj deklaroi se do të vazhdojë me ngritjen e godinës së re së Teatrit. Ai i quajti personat që protestuan te Liqeni apo Unaza, budallej që hedhin gurë në lumë dhe hajvanë.

“Njerëz që nuk janë artistë, që janë dënuar për mashtrim, që nuk kanë pronësi, marrin attribute të kota. Ne i bëjmë personazhe publikë që më pas do të harronin. E njëjta gjë ndodhi edhe me ata që protestuan tek lodrat të liqenit apo tek unaza. Këta janë njerëz kot, që hedhin gurë në lumë, dhe nuk besoj që ne të zgjuarit duhet të ikim të nxjerrim gurin nga lumi. Nuk mund t’i përgjigjemi çdo hajvani që merr mikrofon”, tha Veliaj.

Aleanca për Teatrin depozitoi ditën e sotme një kallëzim në SPAK (Prokuroria e Posaçme), ku kërkojnë arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe Partia Demokratike kërkoi dje arrestimin e Erion Veliajt, si personi përgjegjës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Reagimet vijnë pas vendimit që Gjykata Kushtetuese mori dhe pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here