Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Rama: S’do të ketë mbrojtje nga PS

0
65

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arrestimit nga SPAK te kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.

Nëpërmjet një statusi në rrejtet sociale, Rama shkruan se jo vetëm Fatos Tushe por  dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste. Ndër të kryera kryeministri vijon duke u shprehur se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre para drejtësisë, me avokatët e me gojën e tyre.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.”– shkruan Rama.

Kujtojmë se arrestimi i Fatos Tushes është paralajmëruar me heret nga kreu i SPAK, Arben Kraja teksa u shpreh se priteshin arrestime të personave politik të implikuar me fondet publike.

Tushe është arrestuar sot nga SPAK nën akuzën e veprës penale për “Korrupsion”./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here