Dita e fundit në Kuvend! Selami Jenishehri ‘shpërthen’ në ofendime: Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia, karriera ime vendoset ditën e premte

0
66

“Më vjen keq që do mungoj në Kuvend. Askush nuk e di që Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve nuk do jetë në shtator në Kuvend, pasi 100% do të përsëriten zgjedhjet. Zgjedhjet janë të kundraligjshme, kanë thyer nenin 24 që emigrantët nuk kanë votuar dhe nenin 160 i Kodit Zgjedhor.

Këta janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e parlamentit shqiptar. Nuk kanë pranuar të votojnë ligjin që kanë propozuar për detektivin privat, që ky detektiv të çon direkt në burg.

Kam kërkuar që të vendoset dhe njëherë në fuqi neni 315 i Kodit Penal ku i thuhet gjyqtarëve ku gjyqtari ka të drejtë të përgjigjet para ligjit, nëse merr një vendim të padrejtë. Karriera ime është ditën e premte në orën 09:30 tek Gjykata Zgjedhore Gjyqësore pasi kam gjyq për përsëritjen e zgjedhjeve,”- tha Jenisheri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here