VIDEO/ Macja gjigande “pushton” Tokion

0
49

Një mace gjigande në rezolucion 3D është shfaqur në një billboard në Tokio, në një nga stacionet hekurudhore më të mëdha të qytetit. Është ekrani LED 4D, rreth 1,664 metra katrorë, ai që e bën macen 3D Agigantic të duket si e gjallë. Macja ecën rreth e rrotull kryeqyteti japonez, mjaullin me zë të lartë dhe ndryshon sjelljen falë teknologjisë më të fundit.

Macja e “gjallë” zgjohet befasisht rreth orës 7 të mëngjesit,ndërsa pasdite ngrihet në këmbë duke u mjaullitur kalimtarëve. Gjatë ditës ajo shihet teksa bën ejcake rreth qytetit japonez. Në mbrëmje, macja shtrihet dhe bie në gjumë me kokën të mbështetur në putrat e saj. Një përdorues i Twitter postoi një video të kafshës që gogësin dhe bie në gjumë, duke shkruar se “duket e përgjumur gjatë natës”.

“Macja Shinjuku” , emër të cilin e ka marrë nga vendodhja e saj mbi stacionin e trenit “Shinjuku” është kthyer në një sensacion në internet teksa komentuesit e quajnë “super të lezetshme”.

Për ata që nuk janë në gjendje të vizitojnë personalisht, Cross Space, një nga kompanitë që zotëron ekranin, ka filluar transmetimin e drejtpërdrejtë të billbordit në YouTube, por paralajmërojnë që efekti 3D mund të zvogëlohet në varësi të këndit të shikimit dhe macja mund të mos duket aq qartë. Sipas Cross Shinjuku Vision, 190,000 njerëz kalojnë para ekranit çdo ditë. Duket se kurioziteti ja vlen pasi macja Shinjuku është një risi vërtet interesante.

(m.k/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here