Anglia siguroi biletën për në finale, Dua Lipa “çmendet” nga gëzimi: Po vjen në shtëpi!

0
67

Dje, kombëtarja e Anglisë arriti të fitojë kundër Danimarkës me rezultatin 2:1.

Si rrjedhojë, Anglia siguroi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të mbahet ditën e dielë në Wembley Arena në Londër.

Epo, kjo fitore e Anglisë ka gëzuar shumë persona mes tyre edhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa e cila prej shumë vitesh jeton dhe punon në Angli.

Përmes disa postimeve në “Instagram”, Dua tregoi se e ndoqi të gjithë ndeshjen  me miqtë e saj dhe nuk e fshehu gëzimin që ndjeu për fitoren e Anglisë.

Madje, madje si një tifoze e zjarrtë, Dua ishte veshur me ngjyrat e flamur anglez dhe kishte vizatuar simbolin e flamurit në dy faqet e saj.

“Po vjen në shtëpi”, shkroi ajo krah fotove, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku dhe ka lindur ky sport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here