Ishte duke kënduar në Berat/ Aleksandër Gjoka ndihet keq në skenë, dërgohet me urgjencë në spital

0
89

I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë. Ai ka qenë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq.

Menjëherë në Pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, këngëtari Aleksandër Gjoka ka pasur tension të lartë dhe pasi ka marrë mjekim gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar raporton BalkanWeb.

Aleksandër Gjoka ka qenë i ftuar për të kënduar mbrëmjen e sotme në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here