Shqiptari zgjedh mënyrën e veçantë të udhëtimit, ecën 28 ditë me biçikletë nga Gjermania për në vendlindje (FOTO)

0
91

Një shqiptar nga Kosova ka zgjedhur një mënyrë jo shumë të lehtë për të udhëtuar nga Gjermania për në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Ahmet Shala udhëtoi për 28 ditë radhazi, duke përshkuar 1997 kilometra në total për të mbërritur në shtëpi.

Ai mbërriti dje në Kosovë, ndërsa mbante flamurin kuq e zi në biçikletë. Ndalesa e parë ka qenë në vendlindjen e tij në Pejë, ku edhe është pritur nga kryetari i Bashkisë Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili e ka falenderuar Shalën për vizitën e veçantë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here