Apel i Linekerit: “Të dashur anglezë, mos e fërshëlleni himnin italian!”

0
49

Përmes Twitter, ish-lojtari i madh anglez Gary Lineker, njëherësh opinionist i “Euro2020” u ka bërë një thirrje bashkatdhetarëve të tij: “Nëse jeni me fat, të arrini të merrni një biletë për në finale, ju lutem mos e fishkëlleni himnin italian. Do të ishte e vrazhdë dhe pa respekt. Vlen ta dëgjoni atë,”– ka shkruar ai.

Në ndeshjen gjysmëfinale Angli-Danimarkë, tifozët britanikë në “Wembley” e kanë freshëllyer himnin danez, veprim për të cilin UEFA ka nisur hetimet dhe do të marrë masa ndëshkimore ndaj Federatës Angleze të Futbollit.

Ndërkohë është mësuar se në ndeshjen finale të së dielës, midis Italisë dhe Anglisë, në shkallët e “Wembley” do të jetë edhe presidenti i Italisë, Sergio Mattarella. E sigurtë gjithashtu do të jetë edhe prania e kryeministrit të Anglisë, Boris Johnson, i cili nuk mungoi edhe në gjysmëfinalen Angli-Danimarkë.

B.T (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here