“Nëse vini për futboll nuk do të lejoheni të hyni “, anglezët fillojnë manovrat për të lënë Italinë pa tifozë në Webmbly, preteksti gjendet te Covid-19

0
72

Ministri britanik i transportit, Grant Shapps, u ka thënë tifozëve italianë të futbollit, që të mos përpiqen të udhëtojnë në Angli për finalen e Euro 2020, që zhvillohet të dielën në Ëembley të Londrës.

Anglia përballet me Italinë të dielën në finale në stadiumin Ëembley të Londrës, ku pritet që të jenë rreth 60 mijë tifozë.

Megjithatë, shumë pak prej tyre do të jenë italianë, pasi rregullat e udhëtimit të Britanisë kërkojnë 10 ditë karantinë për personat që arrijë në Angli.

I pyetur të premten se çfarë do t’u thoshte tifozëve italianë që përpiqeshin të shkonin në lojë, Shapps ua bëri të qartë që të mos udhëtojnë.

“Mos udhëtoni është përgjigjja e kësaj pyetjeje të thjeshtë”.

“Nëse zbulojmë se njerëzit po vijnë vetëm për futboll, ata nuk do të lejohen të hyjnë dhe në fakt, shumë fluturime ‘charter’ dhe fluturime direkte janë anuluar mbi atë bazë”, ka thënë Sapps për Times Radio.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here