Samanta Karavella feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi këngëtarja simpatike

0
73

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella ka festuar ditën e djeshme 31-vjetorin e saj mes miqve më të ngushtë e njerëzve të dashur. Këngëtarja ka ndarë gjithë atmosferën e ditëlindjes në disa foto dhe video në llogarinë e saj, duke i falënderuar të gjithë

“Faleminderit që e bëtë ditëlindjen time kaq speciale”, ka shkruar Samanta krah pamjeve ku duket se ka zgjedhur një fustan me motive florale të thjeshtë.

Shumë ndjekës kanë shkruar se Samanta feston 20-vjetorin duke qenë se që prej fillimeve të saj në muzikë, ndryshimet kanë qenë thuajse të padukshme. Megjithatë Karavella e ka nisur rrugëtimin muzikor në moshë shumë të hershme në “Ethet e së premtes”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here