“Maracana” ngjyroset bardhekaltër, Argjentina mposht Brazilin, Messi shijon trofeun e parë pas katër finaleve të humbura

0
93

Argjentina fiton trofeun e Kupës së Amerikës. Përfaqësuesja albiceleste mundi Brazilin me shifrat 0-1 dhe kurorëzon titullin e 15-të në histori dhe këtë e bën në stadiumin legjendar Maracana të Rio de Janiero-s.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 22′ kur Rodrigo De Paul dha një top të gjatë për Di Maria-n, i cili shfrytëzoi pakujdesinë e mbrojtësit brazilian Renan Lodi dhe me një parabël mposhti Ederson.

Gjatë 45 minutave të para, Argjentina ia doli të ndalojë aksionet sulmuese të brazilianëve. Pjesa e dytë premtoi më shumë karakter për brazilianët, Richarlison shënoi në minutën e 52′ por sulmuesi brazilian ndodhej në pozicion jashtë loje.

Në 75’, Tite hodhi vendosi gjithë artilerinë e rëndë në fushë me Vinicius Junior dhe Gabigol Barbosa, por goli nuk do të vinte pavarësisht tentativave.Më në fund, Leo Messi fiton titullin e parë me Argjentinën pas katër finaleve të humbura dhe përfaqësuesja albiceleste barazon Uruguajin me 15 trofe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here