Presidenti i Italisë gëzon si fëmijë, fotoja që bëri xhiron e rrjeteve sociale

0
68

Rrjetet sociale janë në “flakë” nga publikimi i fotos që tregon ngazëllimin e Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, pas golit të barazimit të Italisë, në finalen e “Ëembley” kundër Anglisë.

Nuk mungojnë as komentet në rrjetet sociale si “Mattarella gëzohet si Pertini”, “Faleminderit President”, “Unë dua një imazh tjetër si ky”.

Pavarësisht moshës, Covidit, dhe frikës së variantit Delta që është duke qarkulluar, presidenti italian ka qenë në stadium për ti dhënë mbështetjen maksimale kombëtares së tij, dhe duket se ka qenë një ogur i mbarë.

Italia u shpall mbrëmjen e djeshme kampione e Europës, pas një beteje prej më shumë se 120 minutash me anglezët, ndërsa fati i fituesve u vendos nga pika e bardhë e 11-metërshit, ku italianët gabuan më pak.

  

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here