Elhaida Dani tregon nëse ka plan të vesh fustanin e bardhë

0
58

Elhaida Dani është një nga këngëtaret më të suksesshme të Shqipërisë duke kaluar kufijtë shqipfolës.

Mirëpo, përveç karrierës profesionale, ajo ka edhe një jetë personale të suksseshme, por që ka zgjedhur të jetë shumë e rezervuar.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, nëse ka një plan për të veshur një fustan të bardhë, ajo u shpreh se ka shumë qëllime, por pikësynime në këto momente është karriera.

“Eci me plane në këtë drejtim, absolutisht në çdo drejtim eci me plane, jam një vajzë që planifikoj shumë, që e vogël, por çfarë më ka treguar kjo gjë është që kur unë isha 16 vjeçe, synoja të isha me fustanin e bardhë 21 vjeçe, kështu që janë disa plane që me kohën, jetën, udhëtimin që ti merr bëhen më konkrete dhe e kupton vërtetë se çfarë do. Në këto momente, le të themi që jam në atë pikë që kam shumë qëllime, pikësynime në karrierë për të organizuar. Sigurisht, e shoh veten me fustanin e bardhë, kam një ide në mendjen time, por që nuk i dihet asnjëherë, do i mbaj për vete disa gjëra”, tha Elhaida./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here