“Mirësevini në Himarë”, 10 mijë lekë një Red Bull, 4 mijë një Lemon Soda (FOTO)

0
73

Një faturë e kripur është publikuar në rrjete sociale, nga juristi i njohur Kreshnik Spahiu.

Siç shihet dhe në foto ku tregohet kuponi tatimor, një Red Bull që me shumicë merret 1200 lekë të vjetra, shitet 10 mijë lekë të vjetra, pra 8 herë më shumë.

Ndërsa një Lemon Soda e cila merret 500 lekë të vjetra me shumicë, shitet 4 mijë lekë të vjetra në lokal “Nona” në Himarë. Po njejtë edhe një ujë lajthiza, me 8 herë më shumë se vlera e tij.

“Turizmi në Himarë, 10.000 lekë një Red-Bull. Kush e ka fajin: Populli, partia apo qeveria?”, shkruan Spahiu në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here