“E meritoni traumën e humbjes”, legjenda Lothar Matthaus “masakron” tifozët anglezë, ja çfarë thotë gjermani

0
67

Një ndeshje futbolli, në mënyrë paradoksale, nuk është vetëm një përballje për 90 minuta. Brenda saj ka shumë histori. Sidomos nëse ndeshja është finalja e një turneu shumë të rëndësishëm si Euro 2020. Angli-Itali i prodhoi të gjitha, jo vetëm në fushë por dhe jashtë saj. Sjellja e tifozëve të Anglisë që tentonin të hynin pa biletë, apo në përfundim të ndeshjes që godisnin italianët ka nervouzar legjendën e Gjermanisë Lothar Matthaus. Ky i fundit ka folur për gazetën “Bild” për t’u treguar tifozëve anglezë se çfarë mendon.

“Ata u sollën armiqësisht ndaj vajzës me bluzën e Gjermanisë”, kujton Matthaus duke iu referuar vajzës gjermane që qante pas humbjes me Anglinë. Por Matthaus nuk shikon vetëm atë që ndodhi në ndeshjen kundër “pancerave”. Ata fishkëllenin të gjitha himnet kombëtare të kundërshtarëve, portieri danez Kasper Schmeichel u verbua nga lazeri në gjysmëfinalen me Anglinë.”

Pasi bëri një listë të gjërave negative, ish-futbollisti i Bayern Munich dhe Inter dërgoi një mesazh të hidhur: “I dashur anglez, ishte një sjellje jo sportive që nuk e dinim se të përkiste ty dhe që kurrë nuk dua të shoh më. Kështu që, më vjen keq për lojtarët, por ju meritoni traumën e finales së humbur në penallti ”. Me pak fjalë, pavarësisht nëse fitoni ose humbni, thelbi i çështjes nuk ndryshon: sportiviteti duhet të merret gjithmonë në konsideratë, përndryshe gjithçka zhduket.”

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here