Manastirliu: 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes

0
38

Të paktën 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Manastirliu bën të ditur po ashtu se 91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, prej vitit 2019 nga kur nisi programi universal i mbështetjes për çdo të porsalindur.

POSTIMI

“20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit kanë përfituar bonusin e bebes, 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë 

91,380 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, prej vitit 2019, kur nisëm programin universal të mbështetjes së çdo të porsalinduri ♥️ #FëmijëtTëParët” /abcnews.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here