Edi Rama publikon VIDEON duke mbledhur plehrat në Vlorë, “shigjeton” Lelin: Turp! Bën mirë të vijë ta pastrojë këtë, pa lindur dielli

0
37

Kryeministri Edi Rama po e kalon këtë fundjavë në Vlorë. Ai është shfaqur në një nga palestrat e perferuara të tij, në zonën e Ujit të Ftohtë, në Lungomaren e Vlorës. Këtë herë jo për të luajtur basketboll me Zahon por për të mbledhur plehrat.

Teksa pastron palestrën, Rama “shigjeton” dhe kryebashkiakun Dritan Leli, me të cilin tashmë i ka ndarë rrugët. Ai e quajti të turpshëm mospastrimin e mbetjeve, dhe për përgjegjësit tha se duhet ta pastrojnë pa lindur dielli që të mos i shikojnë pushuesit.

“Vetëm 3 minuta e ndaj turpin nga, jo ndëri por nga dinjiteti më i zakonshëm që do të ketë një qytet një komunitet dhe një bashki. Në radhë të parë ata që vijnë e luajn këtu bëjnë mirë që ti mbledhin dhe mos ti hedhin të paktën.

Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që të vijnë dhe ta pastrojnë përpara se të lindë dielli dhe njerëzit të kalojnë anash, shqiptarë dhe të huaj, të shofin shikojnë këtë pamje që është turp”, thotë Rama në videon e mëposhtme që e publikon vetë.

Kujtojmë se, marrëdhëniet me Ramës dhe Lelit u krisën pasi kryesocialisti i propozoi të parit të Vlorës që të kandidonte për deputet. Në atë kohë pati zëra se një nga deputetët e PS i kishte thënë Lelit të mos futej në garë, ndaj dhe ky i fundit refuzoi të kandidonte në Vlorë. Pas këtij refuzimi, rrugët mes të dyve duket se u ndan.

Kryeministri Rama njoftoi strukturat në Vlorë se kryebashkiaku Dritan Leli nuk ishte më pjesë e Partisë Socialiste Ai kishte refuzuar të punonte dhe të garonte për partinë. Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës prej muaj kërkojnë përballje me Lelin dhe dorëheqjen e tij, mirëpo kryebashkiaku thotë se rregullat e pandemisë nuk lejojnë grumbullime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here