U shpall kampion Europe me Italinë, Mancini në Jesi afër prindërve, por fillimisht pret radhën… te kasapi i lagjes

0
61

Në radhë te kasapi në dyqanin e lagjes për të provuar ushqime të shijshme në Jesi, provincën e Ankonës ku Roberto Mancini u rrit. Bluzë blu, pantallona të shkurtra, trajneri që u shpall kampion Europe është fotografuar nga paparacët, teksa pret radhë te kasapi.

Përballë tij shikohet një tjetër banor, që teksa pret radhën është duke bashkëbiseduar me trajnerin italian.Më pas tekniku pozoi me vullnetarët e Kryqit të Kuq para klinikës, më pas shfaqet në mbrëmje në një piceri me një grup shokësh, të ulur në tavolinë për të festuar triumfin e Italisë.

Roberto Mancini mbërriti në vendlindjen e tij edhe për të vizituar prindërit që kanë probleme shëndetësore. Nëna e tij, Marianna u operua në gju, ndërsa babai i tij Aldo ka bërë një operacion në zemër.Mancio tani është më shumë se kurrë krenaria e Jesit. Ekziston një entuziazëm i madh në qytet për trajnerin që fitoi Kampionatin Europian.

E.Ç (Dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here