Kurban Bajrami: Historia e festës së flijimit, ushqimet tradicioanale

0
155

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin. Në muajin e fundit të kalendarit hënor islamik, myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin. Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja, Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Çfarë është Kurban Bajrami?

Bajrami (arabisht për fjalët “festë” ose “festival”) është një rast i festuar nga myslimanët gjatë ngjarjeve të rëndësishme. Kurban Bajrami, i njohur gjithashtu si Festa e Flijimit, zhvillohet në muajin e 12-të të kalendarit hënor Islam. Kurban Bajrami shënon ditën e fundit të pelegrinazhit të shenjtë mysliman vjetor të quajtur Haxh, ku miliona myslimanë drejtohen në vendin e shenjtë Islamik të Mekës. Sidoqoftë, për shkak të pandemisë së coronavirusit, rituali është kufizuar vetëm për banorët e Arabisë Saudite.

Cila është historia prapa Kurban Bajramit?

Kremtimi shënon sprovën me të cilën u përball Profeti Abraham kur iu tha të flijonte djalin e tij, Ismailin. Është e ngjashme me historitë e besimit krishter dhe hebraik, të cilat besojnë se Abrahami ishte ngarkuar të sakrifikonte djalin e tij tjetër, Isakun. Urdhri u dërgua për të provuar bindjen dhe nënshtrimin e tij ndaj vullnetit të Zotit.

Sipas mësimit islam, Zoti e zëvendësoi Ismailin me një dele para se të ndodhte ngjarja. Për të përkujtuar këtë ndërhyrje, myslimanët do të thernin dele dhe bagëti të tjera të cilat do të ndaheshin midis familjes, miqve dhe atyre më kushte më të vështira.

Si festohet Kurban Bajrami?

Pandemia ka parandaluar që myslimanët jashtë Arabisë Saudite të marrin pjesë në pelegrinazh, por kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të festojnë Kurban Bajramin. Myslimanët ende mund të festojnë Bajramin me familjet e tyre dhe të kryejnë bamirësi të tilla si dhurimi i ushqimit dhe gjërave të domosdoshme për ata në nevojë.

Ushqimet për Kurban Bajramin

Përbërësi kryesor që zë vend në tavolinën e festës së Kurban Bajramit është mishi i therur për këtë festë. Mishi nga kafsha e flijuar, ndahet në tre pjesë: Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur u ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza. Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos

Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, sheqerparet, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.

E rëndësishme është që në tavolinën e Kurban Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkol.

(e.k/dosja.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here