Leli vjen në ndihmë! Kryebashkiaku ulet në Lungomare, atje ku dhjetra biznese u përplasën me policinë

0
73

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Lungomare, aty ku është takuar nga afër me pronarët e bizneseve. Kjo ‘sfidë’ e drejtëperdrejtë për Ramën, lidhet me kërkesën që biznesmenët kanë për masat anticovid.

Leli ka zgjedhur që ti takojë për ti dëgjuar nga afër dhe për ti dhënë një zgjidhje kërkesave që ata kanë. Gjatë bisedës me përfaqësuesit e biznesit, Leli ka thënë se muzika sipas tij dhe ekspertëve ndikon në përhapjen e Covid, pasi njerëzit mund të jenë më të shkujdesur, sa i takon respektimit të distancave.

Takimi po zhvillohet në ambientet e një prej lokaleve në Vlorë, ku thotë se muzika ndikon në përhapjen e virusit për shkak të grumbullimit të njerëzve në një ambient të vetëm.

Rama pak minuta më parë lajmëroi se muzika do të qëndrojë në lokale dhe deri në 23:00. Kjo masë do të hyjë në fuqi në datë 20 korrik. Duket se ky lajmërim ka lënë të kënaqur të gjithë biznesmenët të cilët hoqën dorë nga protesta që kishin planifikuar të zhvillonin mbrëmjen e sotme.

(a.b)/dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here