“Më kapi dhe tentoi të më fusë në makinë”- Lei Kraja rrëfen momentin e tmerrit kur i shpëtoi rrëmbimit: Ja çfarë mbaj me vete për tu vetëmbrojtur

0
27

Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja ka rrëfyer momentin më të frikshëm të jetës së saj, kur tentuan ta rrëmbejnë në Nju Jork.

Zeshkania seksi e ekraneve shqiptare gjatë një interviste tregoi se ndërsa po kthehej natën vonë në shtëpi pas pune një person e ndoqi dhe tentoi ta fusë në makinë.

“Se di si kam shpëtuar”, rrëfeu moderatorja, teksa shtoi se për t’i ikur nga duar vrapoi nëpër shkallë dhe fsheh.

Lei Kraja u shpreh se ky episode aspak i këndshëm i ka lënë një shije të hidhur dhe sot e kësaj dite mban një çelës për tu vetëmbrojtur, nëse del në rrugë gjatë orëve të vona të natës.

“Kam qenë në Nju York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore, atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, nuk mora as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë. Shkoj në një garazh/ parking sepse kaloja gjithmonë aty për më shkurt. As mami im nuk e di këtë, nuk ia kam treguar se s’doja të frikësohej.

U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar. Dhe tani i them motrës sime që të bëjë kujdes.

Vrapova nëpër shkallë, u futa, u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë atë kohë. Kur dola në rrugë kryesore, nuk e di ishte një shije shumë e keqe. Nuk udhëtoja dot më natën, se di isha shumë e frikësuar. Tani kur eci natën mbaj me vete çelësin, e kam si refleks. Nëse ndodh gjë jam gati për të goditur. Nuk është i frikshëm Neë York, zona ku po ecja është e sigurt por më qëlloi ai episod. S’kisha kurrë frikë, ai moment më uli pak me këmbë në tokë. Ua kthej meshkujve nuk ua përtoj. Por këtu s’kam pasur ndonjë bezdi. Mos më ngacmoni se jam gati për të goditur,”- u shpreh ajo, në “Natën me Aulonën”.

Moderatorja sportive foli edhe për jetën e saj private dhe marrëdhënien me nënën e saj. Lei Kraja rrëfeu se me mamanë e saj nuk ka folur kurrë për jetën intime, pasi e ëma nuk dëshiron të dijë për lidhjet e saj derisa të vendosë të martohet.

Ndërsa tregoi se përse është aq e rezervuar për jetën personale dhe “zgjidhi misterin” se kush e shoqëronte në pushimet në Maldive.

 “Mami ose do punonte për të na mundësuar një jetë të mirë, ose do rri me ne. Unë do rri me fëmijët, do jem më e hapur. Është ndjerë, nuk i kemi diskutuar gjërat hapur sidomos në lidhje me djemtë, lidhjet intime. Do jem shumë shoqe me fëmijën time. Nuk i kam thënë kurrë për lidhjen time të parë. Kur të martohesh do ma thuash. Kur të jesh gati për një marrëdhënie ma thuaj. Jam 28-vjeçe. Për momentin zemra nuk zbulohet, si vota (qesh).

S’kam qejf të flas, dhe familjen time nuk e ekspozoj. Gjërat e mia intime sa më pak t’i dinë njerëz, aq më e lumtur do jem, aq më shumë i shijon gjëra. Udhëtoj pa fund dhe disa vende nuk i kam postuar, i kam shijuar në maksimum. S’do të thotë që kam qenë me partner, isha me shoqërinë dhe më Maldive kam qenë me një shoqe dhe vajzën e saj. S’kishte asgjë misterioze. S’kam qejf të postoj me kë jam, çfarë ha dhe pi. S’kam problem thashethemet, për sa kohë jam e lumtur. Kur të jem e martuar dhe me fëmijë s’kam çfarë bëj. Jam shumë e lumtur, këtë vit kam punuar me veten. Ndihem shumë mirë, e lehtësuar. Nuk e kuptoj,”– u shpreh Lei Kraja.

/Panoramaplus.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here