“Ne po hamë ende makarona. Po ju?”, Bonucci vazhdon serinë e talljeve me Anglinë

0
128

Finalja e Kampionatit Europian, e fituar nga Italia në finale ndaj Anglisë vazhdon të prodhojë ende polemika dhe aktorët kryesorë janë dy mbrojtësit e Juventusit, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

Të dy po shijojnë disa ditë pushime dhe përmes postimeve të tyre ngacmojnë anglezët, që tashmë janë stepur nga ajo disfatë, pas gjithë entuziazmit para ndeshjes.

Ne po hamë ende makarona. Po ju?”, shkruan Bonucci në një foto të publikuar në rrjetet sociale ku ai dhe Chiellini po përgatiten të hanë një racion pasta, duke thumbuar edhe një herë tjetër anglezët.

Ky ngacmim vjen pas një tjetër ngacmimi, që Bonucci ua bëri anglezëve direkt pas finales. “Duhet të hani ende makarona! Hani është ca makarona!”, shprehej Bonucci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here