Festa e Kurban Bajramit, mbushet plot Sheshi Skëndërbej, besimtarët myslimanë falin Namazin

0
33

Besimtarët myslimanë sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit e njohur ndryshe dhe si “Festa e Flijimit”.

Herët në mëngjes me qindra besimtarë kanë mbushur Sheshin Skëndërbej, ku kanë falur edhe namazin. Gjatë faljes së Kurban Bajramir, klerikët myslimanë kanë bërë apel për paqe, dashuri dhe dhurim ndihme ndaj personave në nevojë.

“Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjerrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.

Kurban Bajrami (“Festa e Flijimit”) është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here