E kritikuan për heqjen e kryqit nga videoklipi, Capital T ka një përgjigje për të gjithë

0
503

Para 1 jave Capital T publikoi videoklipin e tij më të ri, “Buzëqeshje”. Por vetëm ditën e djeshme njerëzit vunë re se reperi kishte fshirë në klipin e tij kryqin në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, në të cilën është xhiruar ky projekt muzikor.

Në videoklip kryqi nuk shfaqet dhe disa nga fansat katolikë të Capital T nuk e pritën mirë këtë fakt. Madje pati kritika edhe nga fansat e tij të besimit myslimanë, të cilët shprehen se shqiptarët respektojnë çdo fe.

“S’e kuptoj se çfarë punë ju prish kryqi? Shqipëria është kjo, fatmirësisht me kryqe e minare, ça të bëjmë ti fshijmë?!”, komenton dikush në këngën e Capital T.

“Ke bërë gabim ke fshirë kryqin që është te kisha… Nuk është diçka e mirë kjo. Çdo vend fetar duhet repsektuar… në myslimanët e kemi dhe në kuran që duhet të respektojmë çdo besim fetar”, shkruan dikush tjetër në Youtube.

Pas gjithë kritikave që mori, Capital T u detyrua të jepte një sqarim. Ai shpjegon për gjithë fansat se në fakt nuk ka vendosur ai për ta hequr kryqin, por ka qenë një gabim i produksionit për të cilin ai nuk ka qenë në dijeni.

“Nëse unë kam një qëndrim do e kisha mbajt, s’jam nga ata që tërhiqem. Por kam qenë promovues i qyteteve, objekteve fetare, plazheve e bukurive natyrore në krejt shqiptarinë dhe realisht jam ndër të parët që kam xhiru nëpër kisha, por gabimet ndodhin unë s’jam kameraman, as editues dhe e vërteta është që s’kam dorë në këtë gabim të produksionit dhe po bëjmë gjithçka që ta zëvendësojmë”, shkruan Capital T në sqarimin e tij.

Për ta vërtetuar që nuk ka qenë gabim i tij, reperi ka risjellë në kujtesë një postim të tij para publikimit të këngës, ku shihet edhe kryqi.

“Si ka mundësi të më pengoj në klip, por jo në Instagramin tim personal?! Ku është logjika këtu? Futeni pak trurin në funksion”, shkruan Capital T.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here