Capital T u kritikua ashpër për fshirjen e kryqit nga klipi i tij i fundit, këngëtari Mateus Frroku ka ja dy fjalë për të thënë

0
79

Capital T u përball me kritika pasi në një pjesë të klipit të këngës së fundit “Buzëqeshje”, të xhiruar në Shkodër, ishte hequr kryqi sipër Kishës së Madhe. Komentet negative ishin të shumta, gjë që solli dhe reagimin e reperit, i cili pranoi gabimin në montazh, por sqaroi se nuk ishte bërë me qëllim.

Në mbështetje të tij ka dalë dhe këngëtari Mateus Frroku, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram, vlerëson faktin që reperi pranoi keqkuptimin ndërsa shton se publiku nuk duhet të marrë mesazhin e gabuar nëpërmjet muzikës.

“Por jam kundër që nëpërmjet artit publiku të marrë mesazhin e gabuar. Pata një bisedë private me @truekapo dhe e vlerësoj shumë komunikimin me të. HITMAN je dhe atëherë kur me përulësi pranon një keqkuptim të krijuar edhe pse pa dashjen tënde.

PS: Ne shqiptarët boll e kemi djeg shpirtin tonë duke shkatërruar dhe prishur kisha dhe xhamia. Është koha që të gjithë bashkë të mbrojmë kulturën dhe harmoninë fetare“, ka shkruar Mateus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here