“Idiotët me Lamborghini e BMW”, Braçe: Meritojnë të kyçen brenda

0
85

Zv.kryeministri Erjon Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me dy shqiptarët nga Kosova të cilët u kapën duke bërë gara në autostradën Fier-Vlorë me një shpejtësi marramendëse me 220 km/h.

Braçe ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj tyre duke i quajtur idiotë. Ai më tej shton se fakti që e habit është gjoba e marrë në Zvicër, ndërkohë që gjoba ne vendin tonë pavarësisht shkeljeve të rënda është shumë herë më e ulët.

“NUK HABITEM QE, IDIOTET ME LAMBORGINI E BMV NUK I KISHIN MAKINAT E TYRE! Pra, I KISHIN MARRE BORXH NE ZVICER! Me habit qe per “flutirimin” ketu, DO GJOBITEN NE ZVICER NGA 1000-1500 EURO, nderkohe qe ketu ku shkelen cdo ligj PAGUAN 2-3 HERE ME PAK! Pra, KEMI NJE PROBLEM TE MADH ME LIGJIN PER IDIOTET QE I KTHEJNE MAKINAT NE TANK VRASES NE RRUGE! Jemi shume larg Evropes!Ne fakt ne ende se quajme VRASJE aksidentin e nje individi qe e nget makinen me 228 kilometer ne ore! Nga ketu duhet ta nisim dhe keta jane pakica qe meritojne te kyçen brenda!” shkruan Braçe.

Të dy drejtuesit e automjeteve janë ndëshkuar me masë administrative, konkretisht: Drejtuesi i mjetit tip “Lamborghini” I. B., 40 vjeç, banues në Zvicër, është ndëshkuar me masë administrative 168.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”, “Qarkullon pa targë”, “Nuk ndalon pas dhënies së shenjës së ndalimit me tabelë” dhe drejtuesi i mjetit tip “BMË” 36-vjeçari M. N., banues në Kosovë, është ndëshkuar me masë administrative 120.000 lekë për shkeljet administrative “Tejkalim i shpejtësisë”, “Garë shpejtësie”./abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here