Nisma “Gati për Shqipërinë”, Muzhaqi ironizon Rovena Vodën: Programi do jetë i hapur pa afat, s’hyn në lojë as miku dhe as larg qoftë arkat e peshkut

0
99

Zv.Ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila njëkohësisht është edhe kordinatorja e nismës “Gati për Shqipërinë”, gjatë një konference nga Kryeministria ka dhënë disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë.

Muzhaqi tha se rreth 51% e aplikuesve janë të rinj të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë dhe janë të gatshëm që të ofrojnë ndihmë për vendin e tyre, ndërsa 49% e tyre janë të rinj të cilët jetojnë në Shqipëri dhe duan që të japin kontributin e tyre.

Zv.ministrja bëri me dije se ky program do të jetë i hapur pa afat për të gjithë ata që duan të aplikojnë, teksa shtoi se në këtë program nuk hyn në lojë as miku e as qoftë arka e peshkut duke iu referuar Rovena Vodës, por vetëm aftësitë dhe rezultatet e të rinjve.

“Ka patur shumë interes nga të rinjtë jashtë Shqipërisë për të dhënë kontributin e tyre duke u kthyer ose duke punaur në distancë për Shqipërinë. Ky program është i hapur për afat për të gjithë ata që duan të kthehen dhe të punojnë. “Gati Për Shqipërinë. Al” është paltforma ku të gjithë mund të aplikojnë. Dua t’ju jap edhe dia informacione për ecurinë deri tani. Deri tani janë regjistruar 701 aplikime nga fusha nga më të ndryshme, Shkenca ekonomike me 150 aplikues, shkenca  ekzagte 118 aplikues,jursiprodenca 105 aplikues, mjekësia 82, shkenca sociale 73 aplikues.  Nga të dhënat më të fundit 51% të aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë , ndërsa 49 në Shqipëri. Kemi realiazuar 17 sensione dëgjesash 433 aplikues kanë marrë pjesë të cilët kanë ndarë eksperiencën e tyre me ne. Kemi realizuar takimet e para me 70% të palikuesve.

Mandati i tretë do të jetë një hobi shumë cilësor.Duke krijaur edhe një hapësirë për të rrinjtë profesionistë është prioritar për ne  dhe ky program është thjesht një nga mjetet në shërbim të kësaj inciative. Jam një shqiptare e kthyer nga jashtë për të kontribuar këtu në vendin tim. Jam e lumtur të them se ka patur shumë interes nga të rinj dhe të reja. Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet me shumë interes. Ky ka qenë një format aplikimi, ku nuk hyn në lojë, as partia, as miku, as larg qoftë arkat e peshkut.”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here