Plas grushti LIVE në emision, ish-zv.ministri rrihet me anëtarin e Partisë për Ndryshimin

0
188

Ai çfarë duhet të ishte një debat televiziv mes dy politikanëve në Moldavi, ka përfunduar në një sherr me grushte dhe mundje.

Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa akuzave mes njeri-tjetrit. Situata u agravua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat, i cili iu kthye me grushte e më pas e shtriu në tokë.

Duke qenë se emisioni ishte “LIVE”, e gjithë skena u pa nga teleshikuesit. Pas sherrit dy politikanët i dhanë dorën njeri-tjetrit. Një ditë më pas, Tofilat kërkoi falje publike përmes një postimi në rrjete sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here