Rama futet brenda tunelit, shkurton 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë

0
204

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se hapja e sezonit tjetër turistik do të gjejë gati tunelin e Skarficës, që është nyja lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë. “50% e volumit të punës është përfunduar. Tuneli është 1316 metra. Kontrata parashikon 7 gushtin e vitit 2022, por shpresojmë që në hapjen e sezonit të vitit tjetër të jetë gati”.

Kryeministri Edi Rama inspektoi ditën e sotme punimet që po bëhen në kantier. “Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë” tha Edi Rama.

Tani jemi në fazën e fundit të mbylljes së rrjetit të projekteve dhe sezonin e ardhshëm do të jetë një platformë krejt tjetër turistike dhe nga pikëpamja ekonomike gjithë kjo ndërhyrje do të sjellë investime në agroturizëm, bujqësi, blegtori dhe krijon një perspektivë të sigurt të zonës” tha më tej Rama./ Abcnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here