U arrestua 2 ditë më parë, Gjykata lë në burg Fjolla Morinën

0
81

Pasi u vu në pranga nga Policia e Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh për këngëtaren Fjolla Morina.

Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021.

Këtë vendim e ka marrë të mërkurën gjyqtari i procedurës paraprake Agim Kuçi, në prezencën e prokurores Javorka Prilincevic, të pandehurës Fjolla Morina me mbrojtësit e saj, avokatit Fehmije Gashi-Bytyqi dhe avokat Fanol Krasniqi si mbrojtës kryesor.

Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”.

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji.

Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet./Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here